Kessi gjithnjë e më larg Milanit, e duan Reali e PSG

PUBLIKUAR

Kessie vazhdon të këmbëngul për të mos e hedhur të zezën mbi të bardhë për të rinovuar me Milanin.

Edhe pse Real Madridi momentalisht është i fokusuar te dy emra të mëdhenj si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, ka shumë opsione të tjera në tavolinë.

Sipas TodoFichajes, Madridi ka rinisur negociatat me Frank Kessie në përpjekje për të siguruar shërbimet e tij verën e ardhshme.

Reali ka kohë që mendon për një zëvendësues të Casemiros dhe e sheh Kessien si idealin për ta përdorë në rrotacione, derisa lojtari do të jetë i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me Milanin.

Përveç Realit, raportohet se edhe Tottenham e PSG e duan lojtarin.

Reali ka nisur negociatat me lojtarin por në fund do ta marrë ai që paguan më shumë.

Kessie gjithashtu dëshiron të ndërrojë ambient, pak edhe për shkak të çështjeve ekonomike pasi klubet e interesuar ofrojnë gati dyfishin e asaj që ofron Milani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...