Kështu u festua 10 Vjetori i Pavarësisë në Lipjan (FOTO/VIDEO)

PUBLIKUAR

Me këngë e valle është festuar festa e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Lipjan.

Kjo festë filloi me një mbledhje solemne që është mbajtur në Kuvendin Komunal në Lipjan.

Me këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka thënë se kur sot kur festojmë Ditën e Pavarësisë tonë, Republikës tonë kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme, që e shënuam si shoqëri me epikën tonë historike, për liri, pavarësi dhe shtetësi.
“Sot, ditë e shënuar ndër shqiptarët, ditë e shënuar në historiografinë e themelimit të shtetësisë, sot po festojmë të lirë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, 10 vjet të qenurit të mvetsishëm shtet fat e kurorëzim i përpjekjeve të vazhdueshme shqiptare e të miqëve tanë na mundësuan që sot të festojmë të lirë, në shtëpinë tonë e në vendin tone, ka thënë kryetari Imri Ahmeti.


Ai ka shtuar se fryma, motivi, ideali i përbashkët i brezave të tërë përbashkoi përpjekjet në etapa të brezave të ndryshëm, ideali i të qenurit të pavarur, synimi për të qenë të lirë e të barabartë si kombe të tjera mbi këto hapësira në europë e me gjerë, përgjatë të qenurit në këto troje trazoi shpirtrat e ndjenjat e shqipeve duke mos u pajtuar asnjëherë, në asnjë fazë të zhvillimit të shoqërisë me fatin e rezervuar nga të tjerët, por çdo herë në çdo etapë patriot e mendimtar, organizuan kryengritje e forma të ndryshme organizative me armë e në forma të mundshme për kohën për gjatë gjithë historisë tonë për të shënuar fatin e vetë në trojet e vet.


“Sot ndihem mirë dhe jam i priveligjuar që sot në emër të qytetarëve të Komunës tonë, ne 10 vjetorin e Pavarësisë, ne shenjë nderimi në qendër të qytetit tonë në sheshin tonë e krijuam mundësinë të nderojmë Komandantin Legjendar ADEM JASHARI, dhe për çdo 17 shkurt në ditën e madhe të Pavarëisë së vendit tonë pranë kësaj shtatore do të përkulemi me dinjitet”, ka vazhduar Kryetari imri Ahmeti, duke theksuar se na mbetet obligim i përhershëm secili nga ne që Republikën e Kosovës, vendin tonë ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, në shtet të zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithëpërfshirës ku secili qytetarë do të ndjejë veten krenar për vendin e vet, ka thënë ndër të tjera kreu lipjanas Imri Ahmeti. 

Ku më pastaj u bë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Sheshin e qytetit, si dhe në shenjë respekti dhe përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan, delegacionet nga Komuna e Lipjanit kanë nderu dëshmorët dhe martirët me vendosjen e buqetave me lule.

Tutje, u mbajt edhe  koncerti festiv në Qendren Kulturore “Tahir Sinani”, në Lipjan organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti për nderë të 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kososës.

Po ashtu, është luajtur edhe  finalja në futboll “Kupa e Pavarësisë”, në të cilën tre vendet e para u shpërblyen.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...