Endriti, djali i Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, tashmë është burrë. Ai sot ka mbushur 18 vjet. Thaçi e ka uruar atë në një postim në Facebook.
“Endriti sot mbushi 18 vjet. Atij dhe moshatarëve të tij, ju uroj që t’i takojnë gjeneratës së fundit ndonjëherë që kanë lindur në luftë. Urime ditëlindjen!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


