Kështu e kujton Pandeli Majko nisjen e bombardimeve në Kosovë

PUBLIKUAR

Në 17-vjetorin e ditës kur aleanca e NATO nisi bombardimet ndaj ushtrisë serbe në Kosovë, ish-kryeministri i asaj kohe bën një përshkrim të shkurtër të situatës së atëhershme.

Majko poston në Facebook një fëmijë kosovar të vuajtur, që simbolizon përndjekjen dhe tmerret që kaloi popullsia nga ushtria serbe.

Ja postimi i Majkos:

Një ditë e vështirë për tu kujtuar si çdo fillim Lufte. Ajo ka pamjen e shqiptarëve nga Kosova të dëbuar, të heshtur, kokëulur dhe pashpresë të cilëve ju refuzohej ekzistenca.

Sot, përvjetori i 15-të i fillimit të Luftës së Natos në Kosovë. Perëndimi i doli në krah shqiptarëve duke përcaktuar historinë e tyre të re. Amerikanët, britanikët dhe të tjerët u rreshtuan në krah të shqiptarëve të masakruar.

Një ditë për të kthyer kokën dhe kuptuar kush ishin miqtë e ditëve të vështira. Ditë e shënuar me dhimbje kur koha filloi të ndryshonte kahje dhe të punonte për shqiptarët.

Mirëmëngjesi Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj… Sot, 17 vjet më parë ishte një ditë me bomba. Po flitej shqip… Ju përshëndes nga Tirana.

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...