Kështu e kërcënonte Luana Vjollcën kosovari që u arrestua sot

PUBLIKUAR

29-vjeçari nga Kosova me inicialet A.M, është arrestuar sot në Tiranë, meqenëse akuzohet se prej disa muajsh e përndiqte moderatoren Luana Vjollca, raporton Express.

I riu e kishte kërcënuar moderatoren dhe motrën e saj edhe përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

Në një postim që e kishte bërë në tetor të vitit të kaluar, ai kishte kërcënuar edhe të gjithë ata që bashkëpunojnë me dy motrat se do të kenë “masakra në familje.

Ndryshe, i riu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit, pranë banesës së moderatores.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...