Kështu e falënderojnë UEFA-n dhe FIFA-n këta tifozë nga Kosova (Foto)

PUBLIKUAR

Tifozët nga Kosova e kanë shpalosur një baner para objektit ku po mbahet Kongresi i UEFA-s në Budapest.

Në të shkruan se “Kosova do të jetë anëtari i 210-të i FIFA-s”, ndërkohë që e kanë edhe një porosi tjetër “Faleminderit UEFA”, kanë shkruar ata po ashtu në gjuhën angleze.Ndërkaq, gjatë fjalisë së tij presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë të ditur se javën e ardhshme Kosova është në agjendë të FIFA-s.

“Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.

Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë hyrë në sallën e Kongresit të UEFA-s, i cili sapo ka filluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...