Kështu duket Autostrada “Arbën Xhaferi” deri në Lipjan (Foto)

PUBLIKUAR

20 kilometrat e parë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, tashmë janë të gatshme të lëshohen në qarkullim.

Ministria e Infrastrukturës do të organizojë ceremoninë e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka qenë sot pjesëmarrës në ceremoninë inauguruese të 20 km të para të autostradës Arbën Xhaferi.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook e ka quajtur këtë përurim, vepër të madhe në natën e Vitit të Ri 2017.

Lexoni postimin e plotë të Mustafës:

Sot inauguruam 20 kilometrat e para të Autostradës Arbër Xhaferi. Është ky drejtimi rrugor 6 në kuadër të rrjetit të transportit të Evropës Juglindore e cila lidh korridoret 8 dhe 10 në Maqedoni me Prishtinën, duke i integruar qytetet e rajonit dhe qendrat ekonomike në rrjetin rajonal të transportit.

Autostradat e Kosovës janë konkurruese edhe me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, janë vepra të qytetarëve të Kosovës, të financuara nga buxheti i tyre. Autostradat tona, si edhe kjo sot po e zbukurojnë tokën e mrekullueshme të Kosovës!

Urime për këtë vepër të madhe në këtë Natë të Vitit të Ri 2017!

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...