Kështu dukej Jennifer Lopez në dasmën e saj

PUBLIKUAR

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan të shtunën në Las Vegas, larg vëmendjes së kamerave dhe mediave.

Por pos këtij informacioni për adhuruesit e çiftit nuk ishin bërë të ditura deri tani detaje tjera nga dasma.

Lopez pati të veshur dy fustane, njëri nga ata ishte i stilit modern dhe tjetri klasik.

“Unë e kam pasur këtë fustan për kaq shumë vite, e ruaja dhe tani po e vesh në ditën time të dasmës”, tha Lopez në një video që është shpërndarë të dielën në buletinin e saj On the JLo.

Stilisti i saj i flokëve Chris Appleton gjithashtu ka publikuar një video të këngëtares me mbishkrimin.

 

“Ndjenjat e minutës së fundit para dasmës”,ka thënë Appleton, shkruan People.

Affleck pati të veshur një kostum ngjyrë bezhë dhe këmishë të bardhë.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...