Kështu do të jetë moti në ditën e parë të majit

Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës”.




