Këshilltarja e ministres së Drejtësisë për martesat brenda së njëjtës gjini: Nuk duhet ta mohojmë ekzistimin komunitetit LGBTI në mesin tonë

PUBLIKUAR

Një debat i madh është nxitur ditëve të fundit rreth Kodit Civil i Kosovës, sidomos tek pjesa e lejimit të martesës mes gjinive të njëjta.

Aktin e martesës mes gjinive të njëjta e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen.

Udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë kanë nënshkruar sot një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes.

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj thotë në RTV Dukagjini se puna në grupin punues që ka qenë i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme nuk ka qenë aspak e lehtë sa i përket rregullimit të martesave të gjinisë së njëjtë.

“Mirëpo ky proces është filluar nga viti 2014…Ne i kemi marrë shembull edhe vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian. Kemi marrë shembullin e Gjermanisë, Austrisë dhe praktikat e vendeve fqinje. Nëse i referohemi Kushtetutës së vendit se si e rregullon çështjen e martesës. Kushtetuta jonë nuk përcakton gjini. Vetëm në Ligjin e Familjes përmenden gjinitë në martesë”.

Balaj thotë se Kuvendi dhe Qeveria do të vendosin nëse do të procedojnë tutje me Projektligjin e Kodit Civil.

Ajo thotë se jo vetëm në grupet parlamentare por edhe në gjithë shoqërinë tonë ka laramani mendimesh sa i përket lejimit të martesave mes gjinisë së njëjtë.

“Ne nuk duhet ta mohojmë ekzistimin e këtij komuniteti në mesin tonë. Ne jemi të obliguar në bazë të Kushtetutës, konventave dhe rezolutave të ndryshme që çështjet t’i trajtojmë në bazë të legjislacionit që e kemi. Ne duhet të respektojmë parimin e barazisë pavarësisht dallimeve në religjion, etni, orientim seksual apo dallimeve tjera”, deklaroi tutje Bala./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...