Këshilltarja e Edi Ramës dhe kreu i G99 emërohen zëvendësministra

PUBLIKUAR

Në mbledhjen e saj të rregullt Qeveria e Shqipërisë, ka emëruar disa zëvendësministra, Eralda Methasanit u emërua zëvendësministre e Integrimit. Më parë ajo punonte si Këshilltare e Edi Ramës për të drejtën publike.

Redi Shtinon u emërua zëvendësministër i Arsimit.

Shtino aktualisht është kryetar i G99, partisë që themeloi dhe drejtoi Erjon Veliaj.

Kledi Xhaxhiu është emëruar si zëvendësministër i Mjedisit, ndërsa Eridian Salianji si zëvendësministër i Drejtësisë. Salianji është një nga juristët e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai zëvendësoi në këtë post Idlir Peçin, i cili do të kalojë si zëvendësministër i Mbrojtjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...

“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur...

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...