Këshilltari i Bislimit tregon arsyen pse nuk shkoi zëvendëskryeministri për raportim në Komision

PUBLIKUAR

Klisman Kadriu, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ka arsyetuar mospjesëmarrjen e këtij të fundit në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian, shkruan Gazeta Express.

Kadriu tha se zv.kryeministri nuk shkoi për raportim në këtë komision për shkak të mungesës së kuorumit.

“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum.  Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...