Këshilltari i Albulena Haxhiut tregon se çfarë guxon të shkruaj e çfarë jo Kushtetuesja në aktgjykim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

EID Klima në Lipjan hap dyert, Klima me super çmime

Nga nesër mund të paiseni me Klima të ndryshme nga EID Klima në Lipjan. EID...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Shefi i stafit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu thotë se Gjykata Kushtetuese nuk është autoriteti përfundimtar për interpretimin e balancimin e vullnetit politik, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sallahu ka thënë se detyrë e saj është vetëm interpretimi përfundimtar i Kushtetutës së Kosovës.

Sallahu thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ushtron pushtetin legjislativ për amendamentim të Kushtetutës në kuptim të krijimit të afateve për zgjedhjen e qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese ka afat ligjor për të nxjerrë aktgjykim, por nuk ka asnjë bazë kushtetuese për të krijuar afat për krijimin e qeverisë së re sepse ai afat nuk ekziston, nuk është i shkruar si normë kushtetuese. Ajo që nuk është e shkruar duhet të krijohet përmes organit legjislativ, e tek atëherë duhet interpretohet. Gjykata Kushtetuese, ka rastin unik për të dëshmuar autoritetin e saj të lartë para qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtarë. Ata duhet të jenë vetëm në mbrojtje të rendit kushtetues”, ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...