Organizuar nga organizata Helvetas projekti DEMOS ka filluar punëtoria me qellim të rritjes së rolit të këshilltarëve në monitorimin e fushës së prokurimit dhe auditimit, me këshilltarët komunal.
Me këtë rast, Vlora Limani-Hajnuni, ka falenderuar organizatën Helvetas në projektin DEMOS për përkrahjen e vazhdueshme që po bënë në përforcimin e punës së kuvendit dhe trupave të saj.
Po ashtu edhe drejtorët komunal ai i Buxhetit dhe Financave dhe i Prokurimit kanë theksuar bashkëpunimin e mirë me këshilltarët komunal në fushat të cilat po trajtohen në këtë punëtori e të cilat janë edhe në interes të qytetarëve lipjanas.
Ndërsa përfaqësuesit e projektit DEMOS kanë njoftuar këshilltarët komunal të Lipjanit për kornizat ligjore në fushën e prokurimit si dhe atë të auditimit.
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Lipjanit kanë filluar trajnimin në fushën e prokurimit dhe auditimit
PUBLIKUAR


