Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan i dhurohet parcela për ndërtimin e Xhamisë se re

PUBLIKUAR

Një fillimvit i mbarë për KBI-në në Lipjan dhe për të gjithë qytetarët e besimit islam në Lipjan.
Kuvendi Komunal në Lipjan në mbledhjen e mbajtur sot me dt; 31.01.2018 ka aprovuar propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan për ndërtimin e Xhamisë në Lipjan.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan, falëndëron Kryetarin z. Imri Ahmeti, Kuvendin Komunal në Lipjan dhe të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal në Lipjan, të të gjitha partive për mbështetjen e fuqishme, që i kanë dhënë kërkesës së KBI-së në Lipjan për pronën në shfrytëzim për ndërtimin e Xhamisë së re në Lipjan, pasi kjo ka qenë shumë e nevojshme per qytetarët e Lipjanit me rrethinë.

Këshilli i Bashkëisë islame në Lipjan shumë shpejt do të filloj procedurat për ndërtimin e Xhamisë së re, që shpresojmë të ndërtohet shumë shpejtë dhe të ua plotësoj nevojat komunitetit mysliman në Lipjan.
Kretari i KBI-së në Lipjan z. Xhevdet ef. Bytyqi

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...