Kërkuan 180 vjet burg në total – vazhdojnë edhe sot deklaratat përfundimtare ndaj ish-krerëve të UÇK-së

PUBLIKUAR

Avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, në një përgjigje për Gazetën Express ka sqaruar se të hënën Prokuroria Speciale e Hagës ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin prej të akuzuarve, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. 

Besnik Velija

Misetiç ka thënë se në total janë gjithsejtë 180 vjet.

“Jan kërkuar nga 45 vjet për secilin prej tyre. Pra janë 180 vjet në total”, ka thënë Misetiç për Express.

Të hënën në opinion publik ishte shkaktuar paqartësi rreth asaj nëse Prokuroria ka kërkuar 45 vjet në total, apo 45 vjet burg për secilin prej 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Nga data 9 shkurt në Gjykatën Speciale kanë filluar deklarimet përmbyllëse. Prokuroria e Hagës ka thënë fjalën e vet të hënën dhe do të vazhdojë edhe sot. Mbrojtja pritet të thotë fjalën e saj pasi të ketë përfunduar Prokuroria.

 

SHIKO MË SHUMË

​Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, duke rishpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama...

Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave...

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...