Kërkojnë hise në qeverinë Thaçi-Mustafa

PUBLIKUAR

Publikuar: 9:34 / 3.12.2014

Kërkojnë hise në qeverinë Thaçi-Mustafa

Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD) thotë se Anamorava, konkretisht Gjilani ka kapacitete, kuadro që të mbajnë poste ministrore dhe funksione tjera në qeverinë e cila pritet të themelohet në fillim të javës tjetër.

Kërkesa e Anamoravës, konkretisht e Gjilanit që të ketë përfaqësimin e duhur në qeverinë qendrore tashmë nuk është ndonjë risi, por kjo kërkesë tanimë si asnjëherë më parë duhet të fuqizohet si nga partitë politike tanimë që kanë arritur marrëveshjen degët e tyre në Gjilan, intelektualët, shoqëria civile.

Kështu vlerëson Flamur Hyseni nga ISLD raporton rajonipress.

“Partitë politike në Gjilan mund të bëjnë zgjedhje të duhur me kuadrin edhe nga jashtë tyre po që se nuk ju mjafton ai që kanë brenda strukturës partiake. Fjalën kryesore në këtë rast e kanë degët në Gjilan të PDK-së dhe LDK-së, por edhe zyrtarët e tyre politik që janë në strukturat qendrore partiake” tha Hyseni./rajonipress/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...