Kërkohet të bëhen edhe përgatitjet për shkolla

PUBLIKUAR

Sot në sallën e Kuvendit Komunal është zhvilluar takim mes Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, Drejtoreshës së DKA-së, Elmaze Behluli dhe drejtorëve të shkollave, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollorë 2020-2021.
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka kërkuar angazhimin e të gjithë të pranishmëve në mënyrë që mos ta lëmë të shkatërohet sistemi arsimor nga sfidat që i kemi si pasojë e situatës me të cilën po përballemi.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka theksuar se kjo situatë nuk është aspak e lehtë dhe është mjaft sfiduese, prandoj duhet të kemi kujdes se si do të zbatohet plani për rikthimin në shkolla dhe se duhet një veprim i përbashkët i shkollave me DKA-në në mënyrë që mos të përhapet pandemia tek nxënësit, njofton Komu
na.
Ai tha se konform vendimeve do të bëhen edhe përgatitjet për shkolla, do të sigurohen maska dhe dezinfektues për nxënës dhe personelin e shkollave.
Në fund të takimit u prezantua edhe platforma e përgatitur për zhvillimin e mësimit online në nivel komunal.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, text that says 'REPUBLIKA E KOSOVES KOMUNA E LIPJANIT SSELIPIANIT KUVENDI I KOMUNES SE LIPJA Skupština Lipljan Assembly of Lipjan SOMURA LIPANI'
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, living room and indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...