Kërkohet që Italia të mos e ekstradoj aktivistin iranian

PUBLIKUAR

Djali i ish-shahut të fundit të Iranit ka kërkuar nga kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, të intervenoj për ta ndihmuar aktivistin iranian, Mehdi Khosravi, i cili është i burgosur në Itali, duke thënë se ai rrezikohet me ekzekutim nëse ekstradohet.

Mehdi Khosravi ishte arrestuar në pjesën veriore të Italisë më 6 gusht, ndërsa policia tha se kishte vepruar sipas një fletarresti të Iranit, ku ai është i kërkuar për “krim dhe korrupsion”.

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, në letrën dërguar kryeministrit Renzi, ka shkruar se “çfarëdo përpjekjeje për ta detyruar zotin Khosravi të kthehet në Iran, do të çoj në burgosje, torturë dhe dënim të mundshëm me ekzekutim, pasi është kundërshtar politik i regjimit dhe aktivist për të drejtat e njeriut”, transmeton Rel.

Reza Pahlavi, jeton në Paris, dhe është i biri i ish-shahut iranian, Mohammad Reza Pahlavi, i cili ishte përmbysur gjatë Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...