Kërkohet largimi i Fellainit nga Unitedi

PUBLIKUAR

Trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, ka kërkuar nga Marouane Fellaini që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga Manchester Unitedi.

Fellaini ka luajtur 499 minuta për Unitedin këtë sezon, derisa Goal raporton se klubi anglez nuk e ka ndërmend t’i fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij që skadon në vitin 2018.

“Është e mërzitshme për një trajner që një lojtar të mos luajë me klubin e tij”, ka thënë Wilmots.

“Fellaini mund të luajë si përkrahës i sulmit, si numër 6. Ai ka teknikë të mirë, shumë i mirë që të vrapojë dhe të marrë topin”.

“Ndoshta ai do të tentojë të gjejë një sfidë të re gjatë janarit, nëse është e mundur”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...