Kërkohet falja e Fitër Bajramit në sheshin e Prishtinës, BIK-u thotë se kjo mund të ndodh për Kurban Bajram

PUBLIKUAR

Disa qytetarë të Kosovës, në rrjetet sociale kanë dhënë një propozim për ta falur namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës. Deri më tani, 1700 persona në Facebook kanë shprehur pëlqimin për këtë.

Në anën tjetër, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), si institucion që merret më organizimin e jetës fetare të besimtarëve myslimanë brenda shtetit të Kosovës, nuk ka paraparë që diçka e tillë të ndodhë në këtë Bajram.

Kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora, ka thënë për Telegrafin se ata si institucion nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare që ky ritual të kryhet në sheshin e Prishtinës.

“E Kemi parë këtë thirrje vetëm në Facebook. Ne e kemi diskutuar më kolegët brenda BIK-ut dhe themi se këtë Fitër Bajram kjo nuk do të ndodhë”, ka theksuar ai, duke shtuar se nuk mund të bëjnë organizime të shpejta. “Besoj se do të koordinohemi me organet e rendit që ndoshta për Kurban Bajram kjo të ndodh”.

Studenti nga Prishtina, Besnik Rexhepi – një nga mbështetësit e iniciativës së sipërpërmendur në Facebook – thotë se “kapaciteti i xhamive në Prishtinë është i mjaftueshëm për namazet që bëhen gjatë ditës, por se gjendja ndryshon gjatë faljes së xhumasë e gjatë bajrameve”.

“Ky organizim shpërfaq një simbolikë të mirë të grumbullimit të mijëra banorëve të Prishtinës, në një ritual të rëndësishëm për besimtarët myslimanë. Kjo po ashtu do të tregonte se jemi vend ku kemi tolerancë dhe mirëkuptim fetar”, ka theksuar Rexhepi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...