PROJEKTI: “Stabilitetit Socio – ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, i njohur
edhe si “Projekti – Socio”, është një nismë e financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë
Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim – BMZ dhe është duke u implementuar nga
Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me Arbeiter
Samariter Bund – ASB.
Projekti synon të krijojë kushte të qëndrueshme të jetesës si dhe kushte më të mira socio-ekonomike
për familjet etnike te pakicave dhe të popullatës shumicë në Kosovë, përmes gjenerimit të të ardhura,
punësimit dhe mundësive të zhvillimit në komunitet.
Projekti implementohet në 11 komuna: Istog, Graçanicë, Klinë, Prizren, Suharekë, Shtërpcë, Novobërdë,
Lipjan, Mitrovicë, Malishevë dhe Leposaviq.
Në kuadër të këtij Projekti pritet të fillohet me zbatimin e Skemës së Granteve:
“Mbështetje bashkëpunimi mes bizneseve prodhuese dhe kooperantëve”.
Skema parasheh mbështetjen e 4 ndërmarrjeve prodhuese me seli në komunat e lartpërmendura, të
cilat angazhojnë shërbimet e gjithsejt 60 kooperantëve, të cilët do të punojnë me normë, nga shtëpitë e
tyre.
Për detaje shtesë, ju inkurajojmë t’na kontaktoni në e mail adresën: [email protected] me titull:
Shprehje interesi për pjesëmarrje në Skemën e Granteve:
“Mbështetje bashkëpunimi mes bizneseve prodhuese dhe kooperantëve”.
Kërkesat për shprehje interesi do të pranohen deri më datë 7. Nëntor. 2017, deri në 16:00h.
Kërkesë për shprehje interesi për pjesëmarrje në Skemën e Granteve, “Mbështetje bashkëpunimi mes bizneseve prodhuese dhe kooperantëve”
PUBLIKUAR


