Kërkesa marramendëse e Pogbës për drejtorët e Man Unitedit

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është duke luftuar kundër Real Madridit për t’i mbajtur shërbimet e Paul Pogbës në klub, mirëpo ky i fundit i ka disa kërkesa të mëdha për klubin anglez sa i përket pagës së tij.

Paul Pogba shkaktoi një alarm të madh në Manchester United kur tha se transferimi në Real Madrid do të ishte ëndërr për të. Pas këtyre komenteve, shumë media raportuan se klubi madrilen dëshiron ta transferojë francezin gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Zinedine Zidane madje tha fundjavën e kaluar se i pëlqen Pogba shumë. “Nëse kur të përfundojë përvoja e tij me Unitedin dhe ai dëshiron të vijë këtu, pse jo?”

The Sun raporton se Pogba është i kënaqur që po i ofrohet mundësia për të qenë pjesë e Real Madridit, mirëpo është i gatshëm ta vazhdojë karrierën me “Djajtë e kuq” nëse ata ia ofrojnë pagën prej 580 mijë eurosh në javë.

Kjo do të ishte një rritje dramatike prej pagës së tij aktuale, 350 mijë euro në javë. Për momentin lojtari më i paguar në klub është kiliani Alexis Sanchez, i cili paguhet rreth 500 mijë euro në javë, përkundër që nuk është titullar në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba e kishte refuzuar një ofertë nga Real Madridi në vitin 2016, kur vendosi që të kthehet në Old Trafford nga Juventusi, për një shumë që atëherë e bëri francezin lojtarin më të shtrenjtë në botë, 105 milionë euro.

Pogba i ka shënuar 11 gola dhe i ka asistuar nëntë të tjera në 29 paraqitjet e tij në këtë sezon të Premierligës me Manchester Unitedin, që është në pozitën e gjashtë me tri pikë më pak se Arsenali në vend të tretë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...