Kërcënon Ibrahimovic: FIFA nuk mund të më ndalë

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic ka pohuar guximshëm se FIFA nuk mund ta ndalë atë të marrë pjesë në Kupën e Botës me Suedinë këtë verë, nëse ai veçse vendos ta ndjekë ëndrrën për të luajtur në Botëror.

Sulmuesi enigmatik u pensionua nga Kombëtarja në fund të Kampionatit Evropian “Euro 2016”, transmeton Gazeta Express.

Ai, megjithatë, ka sugjeruar se do të dëshironte të kthehej në fole për një turne përfundimtar për vendin e vet në skenën më të madhe futbollit botëror.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Barcelonës ka thënë për Eurosport: “FIFA nuk mund të më ndalë. Nëse dua të jem atje, do të jem atje”.

“Ngjashëm si me ekipin kombëtar, nëse dua të luaj, do të luaj. Dera është e hapur dhe jo e mbyllur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...