Kërcënohet me jetë Arbana Xharra, merr mbështetje të madhe publike

PUBLIKUAR

Një prej kërcënimeve më serioze ndaj gazetarëve në Kosovë ka ndodhur dhjetë ditë më parë ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktore e gazetës “Zëri”. Pranë derës së apartamentit në të cilin jeton dhe në parkingun ku e lë veturën, persona deri më tash të panjohur, kanë vizatuar shenjën e kryqit me ngjyrë të kuqe. Rasti është hapur në Policinë e Kosovës

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, është kërcënuar para dhjetë ditëve nga persona ende të panjohur. Pranë derës së apartamentit në të cilin banon në Prishtinë dhe në parkingun ku e lë veturën persona të panjohur kanë vizatuar shenjën e kryqit me ngjyrë të kuqe.

Kryeredaktorja e “Zërit” ka bërë të ditur se rastin e këtij kërcënimi shumë serioz e ka paraqitur tashmë në Polici, e cila po i zhvillon hetimet.

Pas këtij kërcënimi drejtuar kryeredaktores Xharra kanë reaguar të hënën zyrtarë të lartë institucionalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më shpejt ta zbardhin këtë rast dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

Jahjaga: I patolerueshëm kërcënimi ndaj Xharrës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qenë ndër të parat e cila ka reaguar ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetares Arbana Xharra. Jahjaga përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se “liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e garantuar, ndërsa përpjekjet për ta sulmuar atë janë të shëmtuara. Kërcënimet ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktores së të përditshmes “Zëri” janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...