Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, reagon SHSKUK-ja

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, Hajrije Ismaili.

Sipas njoftimit thuhet se kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnje që është duke u trajtuar në klinikë.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha,
Hajrije Ismaili. Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnje, i cili është duke u trajtuar në klinikë”, thuhet në njoftim.

SHSKUK thekson se sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.

ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...