Leo Messi vazhdon të jetë i pari në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë, së bashku me Bas Dostin e Sporting Lisbonës.
Luis Suarez sezonin e kaluar shënoi 40 gola në La Liga duke rrëmbyer “Këpucën e Artë”, i cili la prapa Cristiano Ronaldon e Lionel Messin, transmeton Gazeta Express.
Por, duket se këtë edicion ky çmim do të shkojë për pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”, Leo Messin, i cili i prin listës së golashënuesve më të mirë në Evropë me 35 finalizimi deri më tani.
Derisa Ronaldo renditet vetëm i 16-ti dhe duket se mosha ka bërë të veten dhe CR7 nuk do të arrijë më të menaxhojë të shënojë aq shumë gola në një sezon – siç bënte vite më parë, i cili ka shkuar deri në 48 gola në La Liga, teksa këtë edicion ka vetëm 20.
Golat për Këpucën e Artë kanë koeficiente të ndryshme në top pesë ligat Evropiane, që gjithashtu numërohen edhe në bazë të vështirësisë dhe mënyrës që shënohen, përcjell Express.
Këta janë 20 golashënuesit më të mirë në Evropë:
=17. Timo Werner (RB Leipzig) – 19 gola, 38 pikë
=17. Diego Costa (Chelsea) – 19 gola, 38 pikë
=17. Francisco Soares (Porto) – 19 gola, 38 pikë
=17. Alexis Sanchez (Arsenal) – 19 gola, 38 pikë
16. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – 20 gola, 40 pikë
15. Harry Kane (Tottenham) – 21 gola, 42 pikë
14. Ciro Immobile (Lazio) – 22 gola, 44 pikë
=10. Dries Mertens (Napoli) – 24 gola, 48 pikë
=10. Gonzalo Higuain (Juventus) – 24 gola, 48 pikë
=10. Mauro Icardi (Inter) – 24 gola, 48 pikë
=10. Romelu Lukaku (Everton) – 24 gola, 48 pikë
9. Edinson Cavani (PSG) – 33 gola, 49.5 pikë
=7. Anthony Modeste (Koln) – 25 gola, 50 pikë
=7. Andrea Belotti (Torino) – 25 gola, 50 pikë
=5. Luis Suarez (Barcelona) – 27 gola, 54 pikë
=5. Edin Dzeko (Roma) – 27 gola, 54 pikë
=3. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 28 gola, 56 pikë
=3. Pierre-Emerick Aubameyang (Dortmund) – 28 gola, 56 pikë
2. Bas Dost (Sporting CP) – 31 gola, 62 pikë
1. Lionel Messi (Barcelona) – 35 gola, 70 pikë



