Këngëtarja joshëse nuk komenton nëse është në lidhje, ndërsa nuk e mohon një duet të mundshëm me Ledrin (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja e re, Amantia Miku, në një bashkëbisedim me fansat e saj në Facebook, iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Një prej tyre e ka pyetur se nëse do të kishte një ofertë nga një personazh i njohur ndërkombëtar, a do ta zgjidhte atë, apo do të martohej me një shqiptar.

amantia15

“Po dëshiroj të jetë shqiptar, por tani fatit s’i dihet”, ishte përgjigja e saj, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja ka treguar se ka fobi nga merimanga, ndërsa kur është pyetur nëse është në lidhje me dikë, nuk ka dhënë koment.

amantia9

Amantia e ka përkufizuar Unikkatilin si ‘unik’, ndërsa rreth një dueti të mundshëm me Ledri Vulën, është shprehur: “S’i dihet”. Njësoj iu është përgjigjur edhe pyetjeve për ndonjë bashkëpunim eventual me Dafinën apo Kidën. Ajo deri më tash ka bashkëpunuar me këngëtarë, si Hekuran Krasniqi e BlackLion.

Ndryshe, 26-vjeçarja ka treguar se tashmë e ka filluar projektin e ri dhe së shpejti do të vijë diçka e re nga ajo.

amantia13

Amantia ka lindur në Libi, por njëherë nuk e ka në plan ta vizitojë vendlindjen e saj kur kihet parasysh situatat atje. Ndërsa vazhdon të jetojë në Gjermani. /Telegrafi/

amantia1

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...