Kënga e re e Kidës ka premisat e hitit, publikohet një pjesë e saj

PUBLIKUAR

Kida së shpejti lanson këngën e re.

Kida është emër mjaft i suksesshëm i estradës shqiptare, e cila numëron projekte të panumërta muzikore, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka punuar intenzivisht rreth projekteve të reja muzikore, të cila së shpejti do t’i prezantojë para fansave.

Ajo së fundi ndau me ndjekësit një video në Instagram, përmes së cilës zbulon një pjesë të këngës së re.

“Ju tashmë e dini se çfarë po vjen💙💙💙@mixeyofficial“, është mbishkrimi që Kida ia la videos.

Gjatë ditës, ajo kishte publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqej atraktive duke punur në studio për këngët e reja.

Kujtojmë se “Edhe sa” titullohet projekti i fundit muzikor nga Kida, që u prit shumë mirë në publik. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...