Këndellet Liverpooli, fiton pastër ndaj Evertonit

PUBLIKUAR

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Liverpooli u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi në derbin ndaj rivalit lokal, Evertonit, të vlefshëm për javën e 23-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultatin e pastër, 2:0.

Mohamed Salah (36’) dhe Cody Gakpo (49’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Vlen të theksohet se për sulmuesin holandez ishte ky goli i tij i parë me fanellën e Liverpoolit.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe tani renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Evertoni mbetet në pozitën e 18-të me 18 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...