Ish futbollisti i Argjentinës e sheh Kombëtaren e Leo Messit si një ndër favoritet në “Rusia 2018”.
Argjentina ka shanse të mëdha për ta fituar Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi sepse ka në skuadër Lionel Messin, thotë ish mesfushori, Marcelo Gallardo.
“Mendoj se janë vetëm tre ekipe më të mira se Argjentina, së pari Brazili, pastaj Gjermania dhe Spanjë dhe më pas ne”, u shpreh Gallardo.
“Ne kemi Messin në ekipin tonë dhe besoj se kemi shanse për të fituar”.
“Kemi këtë ndjenjë. Ndjejmë se mund të arrijmë larg sepse kemi Messin. Por, po e përsëris tri ekipe Kombëtare: Brazili, Gjermania dhe Spanja, janë më të mira se ne”. /Gazeta Express/


