Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

PUBLIKUAR

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se për shkak të bashkëvendësve të tij do të votojë më 1 shtator kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës.

Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje.

Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje.

Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit në vilën e “Elkosit” në Rugovë.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...