Kelmendi: Visari e Donika marrin paga nga taksat qytetarëve – të shtetit që mendojnë se nuk duhet të ekzistojë

PUBLIKUAR

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar ndaj injorimit të himnit të Kosovës në kongresin e AKR-së, nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe deputetja e këtij subjekti, Donika Kadaj Bujupi. Reagimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Të kuptohemi:

Kosova pretendon të jetë demokraci.

Në demokraci është normale të ketë individë ose organizata që mendojnë ndryshe.

Në këtë rast mund të jetë në rregull nëse Visari e Donika mendojnë se shteti i Kosovës nuk duhet të ekzistojë, ose se simbolet e tij kushtetuese nuk vlejnë.

Çka nuk është në rregull është kur të njëjtit marrin pagat nga taksat e qytetarëve të shtetit i cili mendojnë se nuk duhet të ekzistojë!

Standard i dyfishtë, fatkeqësisht!

Përndryshe, në traditën e popujve të qytetëruar – ku duam ta shohim edhe popullin shqiptar – është i dinjitetshëm nderimi në raste solemne edhe i himneve të shteteve të tjera (hiq shtetet armike), e lëre më shtetit tënd!”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...