Kelmendi uron besimtarët krishterë për festën e Pashkëve

PUBLIKUAR

Me rastin e festës së Pashkëve, zv/kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka uruar bashkëkombësit e besimit katolik, Ipeshkvinë e Kosovës dhe udhëheqësit fetarë katolik

“Me rastin e festës së Pashkëve, më lejoni që nga zemra dhe shumë sinqerisht t’ua uroj këtë festë, duke shprehur urimet më të mira për të gjithë ju”, thuhet në urimin e zv.kryeministrit Kelmendi.

“Kosova, vendi ynë i shtrenjtë, karakterizohet me vlerat më të larta njerëzore të Globit, me shembujt e dashurisë, mirëkuptimit, paqes, tolerancës dhe bashkimit, andaj me mesazhet e saj të shenjta, Festa e Pashkëve, le të mbushë shpirtin dhe mendjen e njerëzve anekënd Botës plotë me shpresë, gëzim dhe dashuri. Për shumë mot!”, thuhet në urimin e Kelemendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...