Kelmendi: Thaçi e Mustafa, duhet të ndiqen penalisht

PUBLIKUAR

Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se çështja e ndërtimit të kolonisë serbe të quajtur “Lugina e Diellit” hyn në kuadër të planit serbomadh për serbizimin e Kosovës gradualisht, dhe me përkushtim shkallë-shkallë, pasi që qeveritarët e Kosovë nuk po tregojnë as minimumin e ushtrimit të përgjegjësisë shtetërore dhe të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Ai ka pohuar për gazetën “Kosova Sot” se fillimi i ndërtimit të kolonive serbe në Veri të vendit është pasojë e bartur, që nga bisedimet e filluara në Vjenë në vitin 2004, e sidomos pas vitit 2007, pas fillimit të bisedimeve direkte Kosovë-Serbi, kur është lejuar realizimi i planit serb për krijimin e komunave me pushtet- autoritet të lartë tipik shovinist dhe duke lejuar rivendosjen me pushtimin e Veriut të Kosovës.

Kulmi i këtij projekti, sipas Kelmendit, është vendosur në vitin 2013 me marrëveshjen e Thaçi-Daçiq dhe atë të vitit 2015 të Mustafës e Vuçiqit, kur, sipas tij, edhe është vendosur guri themeltar i shtetit më të ri serb në Kosovë me Asociacionin e komunave me shumice serbe.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...