Kelmendi: Qëndrimi në seancë të premten, nënkupton votim pro Thaçit për President

PUBLIKUAR

Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, njëherësh kryetar i partisë Fjala, ka theksuar se mundësimi i korumit kur do të votohet kandidatura e Thaçit për president të Kosovës, është e barabartë më votën pro tij.

Kelmendi ka thënë për Telegrafin se të gjithë ata deputetë që marrin pjesë ne seancën e së premtes, në të cilën pritet të votohet Thaçi për president, sipas tij, janë duke manipuluar më votuesin e tyre, edhe në qoftë se votojnë kundër.

“Nuk do të marrë pjesë në seancë të premten. Konsideroj se ky është një test për kolegët e mijë, të cilët duhet të jenë ta përcjellin mesazhin e votuesve në legjislativin e vendit, sepse falë votës së tyre janë bërë deputet. Hashim Thaçi nuk është kandidat konsensual, as nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe të spektrit politik. Këtij vendi më tepër se kurrë më parë, në krye i duhet një figurë e pranuar dhe kredibile”, ka theksuar Kelmendi.

Ndryshe, Kelmendi edhe më herët ka deklaruar se nuk do të qëndrojë në sallë, ku pritet të votohet kandidatura e Hashim Thaçit për president të ardhshëm të Kosovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...