Kelmendi: Jam i gatshëm të kontribuojë në Qeverinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh pronari i rrjetit të qendrave tregtare ETC dhe Kompanisë “Elkos Group”, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se vazhdimisht ka bërë rekomandime në drejtim të institucioneve të Kosovës, për ta përmirësuar ambientin ekonomik në Kosovë.

Kelmendi ka thënë se ligji për investime strategjike është selektiv, sepse sipas tij, nuk stimulohen bizneset që kanë investime të vogla, e që punësojnë numër të madh të njerëzve, por privilegjohen bizneset që kanë investime të mëdha e që nuk punësojnë shumë njerëz.

“Ligji të jetë më fleksibil, pa pika kufizuese të ashpra. Nuk kam qenë simaptizantë i ligjeve që seleksionojnë biznese. Kam qenë pro ligjeve qe i fuqizojnë ato”, ka thënë Kelmendi, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se punësimin e njerëzve e bëjnë veprimtaritë ekonomike private, me theks të veçantë veprimtaritë prodhuese, duke shtuar se “kemi shumë kërkesa, jashtëzakonisht të arsyeshme, të prodhuesve vendor”.

“Nëse ne e bëjnë një analizë e shohim që investitorët vendorë e kontribuojnë në punësim me 85 për qind të të punësuarve, deri investitorët e jashtëm vetëm me 15 për qind. Pse institucionet e vendit të mos bisedojnë me investitorët vendor”, ka theksuar Kelmendi.

Ndërsa, i pyetur se a është duke negociuar që të bëhet pjesë e ekzekutivit kosovar, pas shkuarjes së ish – shefit të PDK-së, Hashim Thaçi, në presidencë, Kelmendi ka mohuar se është duke biseduar rreth kësaj çështje me kreun e partisë të cilës i takon.

“Nuk besoj se ka qytetar, as deputet, që nuk kishte me kontribu për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai që nuk e ka këtë dëshirë, nuk ka afinitet për zhvillim”, ka shtuar Kelmendi. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...