Nga tri ndeshjet e javës së 6-të të Ligës së Parë të cilat u zhvilluan të dielën, vëmendje ka zgjuar fitorja e futbollistëve të KEK-ut, në duel me Kosovën e Prishtinës, me rezultat 1:0.
Kjo fitore ka dëshmuar se “elektricistët” janë zgjuar pas fillimit jo aq të mirë dhe tani u janë bashkuar skuadrave nga kreu i tabelës. Ashtu siç pritej, Fushë Kosova nuk ka lejuar befasi, duke e mposhtur Ulpianën me rezultat 3:1.
Humbja dëshmon se lipjanasit janë në krizë të madhe jo vetëm të lojës, por edhe rezultateve. Fitoren më të thellë në këtë javë e ka shënuar Rahovci, i cili në fushë të vet e ka dërrmuar skuadrën e Dukagjinit, duke shënuar fitore me rezultat 4:1.
Është kjo vetëm fitorja e dytë e rahovecasve, ndërkohë që Dukagjini nuk është as hija e edicionit të kaluar, kur ishte ndër skuadrat më të dalluara dhe kur synonte kthimin në Superligë.
Liga e Parë, java 6
Fushë Kosova – Ulpiana 3:1
Kosova – KEK-u 0:1
Rahoveci – Dukagjini 4:1
Liria – Gjilani 1:0
Deçani – Lepenci 2:1
Llapi – 2 Korriku 1:0
Ballkani – Ramiz Sadiku 1:0
Flamurtari – Vllaznia 1:0


