Kejvina Kthella shkon natën dhe i futet në krevat Kristit në Big Brother VIP Albania 2

PUBLIKUAR

Bukuroshja Kejvina Kthella është një prej banoreve më atraktive të spektaklit Big Brother VIP Albania 2.

Ajo së fundmi është munduar të bëjë një shaka me Kristin gjatë natës.

Modelja dhe prezantuesja provoi të futej në shtratin e Kristit, ndërkohë që ky i fundit po flinte gjumë.

Foto: Big Brother VIP Albania 2/YouTube

Megjithatë biondja nuk ia arriti tërësisht qëllimit, pasi ai u zgjua nga gjumi prej zhurmës së bërë nga ajo gjatë kohës që provonte të futej në krevat.

“Më fal se ngatërrova shtratin, s’paska qenë shtrati im”, tha Kejvina pas situatës së krijuar.

Përndryshe, Vëllai i Madh mori vendim të martën që të gjithë banorët të shkonin në nominim shkaku i sjelljes së keqe dhe fjalorit të papërshtatshëm që kanë përdorur ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...