Kejvina Kthella rikthehet në ‘Xing me Ermalin’, çfarë po ndodh?

PUBLIKUAR

Elina bionde e “Xing me Ermalin” do të rikthehet këtë të shtunë në programin nga i cili nisi karrierën televizive. Modelja e njohur bionde, me siguri, do ta marrë edhe një herë rolin e ngacmueses së të ftuarëve, por nuk dihet nëse do të vijojë apo do të jetë e ftuar speciale vetëm për një natë.

3 muaj pas largimit, Kejvina rikthehet në “Xing” dhe Ermali e ka publikuar lajmin bashkë me një video gazmore nga xhirimet e programit.

“Këtë të shtunë kthehet Kejvina Kthella në Xing”, – shkruan Ermali pa dhënë të tjera shpjegime për velinën bukuroshe.

Për arsyen e largimit, Kejvina tha se do të vijonte me projekte të tjera jashtë ekranit. Megjithatë, ftesën për t’u gjendur dhe argëtuar edhe një herë në krah të Ermalit nuk mund ta refuzonte.

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...