Erërat e forta kanë dëmtuar rëndë KEDS

PUBLIKUAR

er-euml-rat-e-forta-d-euml-mtojn-euml-keds-dhe-rrjetin-e-energjis-euml-elektrike_hdNga data 25 qershor 2014, për shkak të erërave të forta në Republikën e Kosovë, është dëmtuar rëndë KEDS dhe rrjeti i distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike.

Ekipet e KEDS në terren kanë raportuar për prishje të një numri të madh të daljeve të rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në të gjitha distriktet e KEDS si dhe për dëme të vazhdueshme te shtyllave te energjisë elektrike.

“Ekipet e KEDS janë mobilizuar me tërë kapacitetin e tyre dhe janë duke bërë të pamundurën që këto prishje të sanohen në afatin më të shkurt kohor. Disa nga prishjet janë sanuar ndërsa në disa ekipet vazhdojnë të intervenojnë dhe përfundimi i procesit të rregullimit kërkon më shumë kohë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Në fund thuhet se KEDS kërkon ndjesë nga të gjithë konsumatorët për të cilët furnizimi me energji elektrike ka qenë i pamundur me shpresë se ndërprerje të tilla do të minimizohen ose shuhen fare.

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...