KE me raport për Kosovën, do të flitet edhe për Gjykatën Speciale

PUBLIKUAR

Në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), të enjten do të flitet për të drejtat e njeriut në Kosovë. Në të njëjtën kohë, raportuesi për Kosovën në këtë Parlament – deputeti spanjoll, Augustin Conde – do të dorëzojë një rezolutë, përmes së cilit kërkon nga Këshilli i Evropës (KE) të qëndrojnë neutral ndaj statusit të Kosovës dhe 13 shteteve të kësaj organizate që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit.

Në këtë seancë do të flitet edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, për raportet mes komuniteteve, ku theks të veçantë të merr kthimi i serbëve, transmeton lajmi.net

Gjithashtu, do të flitet edhe për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, gazi lotsjellës. Në raportin e KE-së, 47 shtetet anëtare do ta dënojnë dhunën në Kuvendin e Kosovë, si rrezik për dëmtimin e institucioneve demokratike.

Kjo Asamble do të mirëpret miratimin e amendamentit i cili mundëson formimin e Gjykatës Speciale për krime luftë.

Conde gjithashtu ka thënë se është njoftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, për kërkesën që do planifikojnë ta dorëzojnë për t’u anëtarësuar në PACE.

“PACE ka vetëm rol këshillvënës në procesin e një anëtari të ri, ndërsa rol vendimtar për këtë ka komiteti i ministrave. Një vendim i tillë merret me konsensus, por e dimë se 13 shtete anëtare të KiE nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Conde.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...