KE-ja vazhdon vlerësimin e kriterit të fundit për vizat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se vlerësimi për kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende

Muaji qershor pritet ta përcaktojë përfundimisht fatin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kah fundi i këtij muaji pritet që Komisioni Evropian (KE) ta publikojë rekomandimin lidhur me atë se sa është përmbushur kriteri i fundit për viza, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, shkruan sot Gazeta Zëri.

Ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se vlerësimi do të jetë pozitiv dhe se procesi i liberalizimit mund të finalizohet përgjatë këtij viti.

Njëjtë shpresojnë edhe krerët institucionalë, të cilët thonë se Kosova tashmë ka dorëzuar të gjitha të dhënat te zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) për punët që janë kryer rreth këtij procesi.

Ndërkaq zyrtarë nga KE-ja kanë thënë për gazetën se vlerësimi i kriterit të fundit është duke vazhduar ende në këtë institucion.

Ndërkohë, është bërë e ditur se në momentin që do të plotësohen të gjitha kushtet Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian do ta miratojnë edhe formalisht rekomandimin e KE-së….

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...