Kë do ta transferojë Van Gaal? Ja sa para i ka siguruar klubi!

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi pritet t’i sigurojë 200 milionë funte menaxherit Louis van Gaal për të shpenzuar në afatin kalimtar veror.

Edhe pse akoma nuk po kanë qëndrueshmëri, Djajtë e Kuq nuk duan ta largojnë strategun holandez (dhe ta marrin Pep Guardiolan, ashtu si është spekuluar).

Kontrata e Van Gaal është valide deri në vitin 2017 dhe madje mund të zgjatet në rast se ai fiton trofe.

Sipas The Sun, për të ardhur sukseset, krerët e klubit janë të gatshëm të bëjnë shpenzime të mëdha në afatin e qershorit.

Këto para mund të sigurojnë edhe transferimin e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për të cilin flitet për një rikthim në Old Trafford.

Po ashtu, në listën e United është edhe bashkëlojtari i tij, Gareth Bale, pastaj dyshja e Bayern Munichut, Thomas Muller e Robert Lewandowski, si edhe sulmuesi i Barcelonës, Neymar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...