KDI: Kuvendi i Kosovës të mos qëndrojë spektator përballë vështirësive socio – ekonomike të qytetarëve

PUBLIKUAR

Kosova është duke u ballafaquar me një krizë ekonomike, e cila përgjithësisht e reflekton krizën ekonomike globale.

Rritja e çmimeve, fillimisht të energjisë e së fundmi të naftës dhe pothuajse të gjitha produkteve esenciale ka vështirësuar situatën socio-ekonomike të qytetarëve.

Madje, në disa raste, çmimet janë rritur përtej ndikimit real që kriza ekonomike ka pasur në produkte të caktuara, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Në një situatë të tillë, përkundër disa propozimeve që janë bërë publike nga akterë të ndryshëm, përfshirë partitë opozitare, në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka pasur debat në nivel politikash, as iniciativa konkrete ligjore lidhur me këtë çështje.

Kuvendi i Kosovës, në këtë periudhë krize për vendin do të duhej të luante një rol proaktiv në përmbushjen e obligimeve kushtetuese që ka, duke shtyrë përpara politika që përmirësojnë gjendjen ekonomike të qytetarëve, pas rritjes enorme të çmimeve.

KDI i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më parë të mblidhet për të ofruar zgjidhje konkrete për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të kontribuar në përmirësimin e situatës aktuale socio-ekonomike.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...