Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare.
Sipas një njoftimi, hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3% vajza dhe 49.7% djem.
“Për të përfaqësuar shpërndarjen e popullatës në bazë të etnisë dhe vendbanimit, 71.9% e të anketuarave janë shqiptarë, 16.7% serbë dhe 11.4% të tjerë, ndërsa 52.7% në zonat rurale dhe 47.3% në zonat urbane. Marzha e gabimit është +- 2.74%”, thuhet në njoftim.
Sipas rezultateve të hulumtimit, përcjell Telegrafi, 70% e të rinjve kanë deklaruar se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar.
“Të pyetur se cilat janë 5 shqetësimet e tyre kryesore të cilat duhet të adresohen nga qeveria, të rinjtë kanë listuar si më kryesoret: papunësinë (65.1%); Zhvillimin Ekonomik (54.6%); Luftimi i korrupsionit (51.3%); Shëndetësi (42.2%) si dhe Liberalizimi i vizave (4.1%)”.


