KBI Lipjan uron për Kurban Bajram

PUBLIKUAR

Nesër është dita e parë e festës së Kurban Bajramit, këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan ka uruar për këtë festë.

Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot, thuhet tutje në urim.

Ky është urimi:

Nesër është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ndaj më lejoni që në emër të Këshilit të Bashkësisë Islame në Lipjan dhe në emrin tim personal t’ju uroi për festën e Kurban – Bajramit, shkruan Xhevdet Bytyqi

Të dashur besimtarë!

Kjo festë karakterizohet më dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit.

Me këtë rast dëshiroi t’ju përkujtoj se festat tona mund ti bëjmë edhe më madhore duke kultivuar marrëdhënie të mira vëllezërore, duke i tejkaluar mos marrëveshjet mes veti, duke ia shtrirë dorën fëmijëve jetim, familjeve të varfëra, sepse këto janë parime Islame.

Të dashur besimtarë!

Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot, i Cili thotë:

“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”. (El-Kevther:1-2.)

Edhe një herë më lejoni tua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë besimtarëve të komunës sonë si dhe gjithë muslimanëve anekënd botës.

Paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi ju
Me rrespekt Xhevdet Bytyqi
KBI-Lipjan 2017

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...