Katharine McPhee konfirmon shtatzëninë me David Foster

PUBLIKUAR

Aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane,Katharine McPhee, ka ndarë një lajm të bukur me fansat e saj.

Ylli i “American Idol” konfirmoi së fundmi se ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti David Foster, do bëhen prindër.

McPhee i dha një përshkrim fotografisë duke publikuar dy ‘emoji’ zemra blu dhe një flutur në mes.

Të njëjtit u martuan në një kishë në Londër në qershor të vitit 2019.

Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2006 kur McPhee ishte një garues në sezonin e pestë të “American Idol” dhe Foster ishte një ‘mentore’ e shout.

Foster i propozoi partneres së tij në korrik të vitit 2017 me një unazë të madhe diamanti ndërsa dyshja ishin me pushime në Itali.

David Foster dhe Katharine (Foto: Getty Images)

Kjo është martesa e pestë e Fostër dhe e dyta për McPhee.

Foster tashmë është baba i Sara, 39 vjeçe, Erin, 38 vjeç dhe Jordan, 34 vjeçar, të cilat ai i ka me gruan e dytë Rebecca Dyer, si dhe vajzat Allison, 50vjeçe dhe Amy, 46 vjeçe, nga marrëdhëniet e kaluara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...