Katër vite larg showbizit, Zanfina Ismaili tregon çka ka përfituar

PUBLIKUAR

Zanfina Ismaili ka kohë të gjatë që e ka marrë këtë vendim.

 

Edhe fansat e kanë vërejtur distancimin nga showbizi të Zanfina Ismailit, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht kësaj ajo i ka mbajtur lidhjet me ta me anë të rrjeteve sociale për të cilët shpesh poston foto atraktive.

Së fundmi ajo ka hapur një pyetësor duke iu dhënë mundësi ta pyesin për çkado që iu intereson rreth asaj.

Dikush nga ndjekësit e pyeti se nga ka humbur dhe ajo nuk hezitoi të përgjigjet.

““Faleminderit. Ka katër vite që jam distancuar nga showbizi, jeta publike, çdo gjë që përpara ka qenë pjesë përbërëse e jetës time. Tani bëj një jetë të thjeshtë, çfarë si duket më është dashur”, u përgjigj krijuesja e hitit “Ti pa mu nuk mundesh”, shkroi Zanfina.

Në një tjetër pyetje se me çfarë po merret, Zanfina tha: “Me muzikë sërish, por tjetër drejtim”, duke mos dhënë më shumë detaje./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...