Katër vdekje të dyshimta në katër qytete, Policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër vdekje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Prizren, Suharekë, Gjakovë dhe në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë,  në Prizren dyshohet se një burrë është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës teksa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në Suharekë një grua raportohet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore.

Sipas raportit policor, viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka vdekur, bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në Gjakovë raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq në Mitrovicë të Jugut, një grua gjithashtu është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.  Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

 

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...